Biden-Putin, bisedë telefonike, dy liderët botërorë pajtohen të zbutin tensionet Ukrainë-Rusi

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka kërkuar nga homologu rus, Vladimir Putin, që të zbusë tensionet afër kufirit me Ukrainën.  Në një bisedë telefonike përreth 50 minuta, dy liderët botërorë u dakordësuan për bisedime në fillim të muajit të ardhshëm.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka kërkuar nga homologu rus, Vladimir Putin, që të zbusë tensionet afër kufirit me Ukrainën.  Në një bisedë telefonike përreth 50 minuta, dy liderët botërorë u dakorsësuan për bisedime në fillim të muajit të ardhshëm. Lajmin e ka konfirmuar një zyrtar nga administrata e Biden, i cili foli nën kushte anonimiteti për shkak të çështjeve të ndjeshme diplomatike.

Zyrtarët amerikanë dhe rusë do të takohen më 9 dhe 10 janar në Gjenevë të Zvicrës për të diskutuar mbi kontrollin e armëve dhe rritjen e tensioneve mbi Ukrainë, në kuadër të dialogut të tyre dypalësh të Stabilitetit Strategjik.

Më pas, një takim i veçantë i Këshillit Rusi-NATO do të mbahet në Bruksel më 12 janar, pasuar një ditë më pas me një takim në Vjenë në kuadër të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), ku përfshihen Shtetet e Bashkuara, aleatët e saj evropianë, Ukraina dhe Rusia.

“Biden e pa këtë thirrje si vendosje të themeleve për… diplomaci pragmatike dhe të orientuar drejt rezultateve” në takimet e ardhshme, tha zyrtari i lartë amerikan.

Rusia në fillim të këtij muaji parashtroi kërkesa gjithëpërfshirëse për garanci sigurie nga NATO, ndërsa grumbulloi rreth 100,000 trupa në kufirin e saj me Ukrainën, duke shkaktuar frikën e një pushtimi dhe një stuhi diplomacie, duke përfshirë një tjetër thirrje midis dy liderëve më 7 dhjetor.

Rusia po kërkon garanci ligjore që NATO nuk do të pranojë anëtarë të rinj që janë në kufi me Rusinë, duke përfshirë Ukrainën dhe Gjeorgjinë. Ajo gjithashtu dëshiron që NATO të ndalojë stërvitjet ushtarake pranë kufijve të saj dhe të reduktojë vendosjet ushtarake në Evropën Qendrore dhe Lindore.

Gjatë telefonatës, Biden përsëriti gjithashtu se çdo pushtim i Ukrainës do të përballej me sanksione dërrmuese ekonomike nga Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e saj, si dhe një prani më të madhe të NATO-s në Evropën Qendrore dhe Lindore. Ndërsa Putin i tha Bidenit se çdo sanksion do të ishte një "gabim kolosal" që do të çonte në një "ndërprerje totale të marrëdhënieve" midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, tha ndihmësi i Kremlinit, Yuri Ushakov.

Rusia pushtoi dhe aneksoi Gadishullin e Krimesë të Ukrainës në vitin 2014 dhe mbështet separatistët në Ukrainën lindore që luftojnë një luftë gati tetëvjeçare kundër forcave të Kievit. Bisedimet e paqes për t'i dhënë fund luftimeve kanë ngecur pasi Moska dhe Kievi nuk bien dakord mbi interpretimin e kornizës së nënshkruar në 2015 të njohur si Marrëveshjet e Minskut. Gjermania dhe Franca po ndërmjetësojnë këto bisedime.