Biden duhet "të largojë" veten, viktimat dhe rastet nga Covid-19 në SHBA, 3-fish i shifrave të Trump
Në më pak se 1 vit që nga koha kur presidenti Joe Biden mori detyrën, shifrat e rasteve të reja me Covid-19 dhe të viktimave gati janë trefishuar krahasuar me kohën kur Trump ishte në Shtëpinë e Bardhë.
Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden i cili e mori presidencën amerikane nga duart e Donald Trump me premtimin se do të zhdukte virusin, tashmë duhet të largojë vetveten.
Pandemia ishte një nga pikat kyçe të fushatës së demokratit, përmes të cilës akuzonte ish-presidentin Trump për përballim katastrofik të Covid-19 në SHBA.
Të mërkurën në Shtetet e Bashkuara u regjistrua shifra më e lartë e rasteve e regjistruar që nga fillimi i pandemisë.
Në datën 29 dhjetor në rang vendi u shënuan më shumë se 465 000 raste të reja dhe rreth 1800 humbje jete.
Aktualisht numri i viktimave ka arritur në mbi 844 000, ose 3-fish i numrit të viktimave, kur Trump ishte president.
Nga ana tjetër, edhe rastet e reja janë rritur me shifra galopante, numri aktual i tyre është rreth 55 milionë, ose rreth 30 milionë infektime më shumë se koha kur Trump ishte në Shtëpinë e Bardhë.
Rreth 344 ditë që nga koha kur Biden mori detyrën, pra ende pa u bërë një vit, popullariteti i tij ka rënë dhe pakënaqësia e popullit ndaj 78-vjeçarit është rritur në nivele historike, rreth 52%, ose 16% më shumë, në ditën e katërt si president.
Rritja e çmimeve, inflacioni rekord i regjistruar dhe sigurisht ngjarjet e verës në Afganistan kanë irrituar së tepërmi popullin amerikan, të cilët kishin pritshmëri të larta te Joe Biden.
