Kartolina e Vitit të Ri nga Shkodra: Urimi i Mjeshtrave të Mëdhenj, Drane Xhai dhe Bujar Qamili
Mbrëmja festive e ndërrimit të viteve, mes larmishmërisë së zgjedhjeve, ka edhe atë të programit festiv që ndjekin familjet shqiptare.
Përpara tryezës, ndërsa trokiten gotat dhe urohet për një vit të ri më të mbarë, nuk mungojnë as kënga dhe humori. E ata që janë protagonist të tyre, i mungojnë tryezës festive të familjes, por jo asaj të shqiptarëve.
Drane Xhai: “Që kur kam nisur punë si aktore profesioniste natë festash kam qenë gjithmonë në aktivtet. Sakrificë të madhe bëjnë familjarët?”
Bujar Qamili: Unë e kaloj mirë me të gjithë shqiptarët dhe kudo që jam porn ë shtëpinë time nuk e kaloj asnjëherë. U bënë gati 20 vite që nuk e kaloj në shtëpi vetëm vjet e kemi kaluar.
Mjeshtrat e mëdhenj Drande Xhaj e Bujar Qamili, edhe këtë 31 dhjetor dhe ditët e para të vitit të ri, do të jenë në krye të detyrës, duke festuar me shqiptarët, por edhe duke i argëtuar me këngën e humorin e tyre.
Nëse ky vit aktoren Drande Xhaj e gjen në vendlindje, mjeshtri i madh Bujar Qamili do të jetë më shqiptarët e Anglisë.
Bujar Qamili: "Unë do të nisem në Londër. Më 1 janar jam atje. Është kënaqësi kur e festoon me shqiptarët e diasporës pasi atyre u duket sikur shkon një njeri i familjes"
Tradita festive ka ndryshuar, e veçanërisht me ardhjen e demokracisë, ku organizimet janë të shumëllojshme.
Dy mjeshtrat e mëdhenj ndërsa urojnë vitin e ri për shqiptarët, shpresojnë që koha të cilën po jetojmë me pandeminë, të lihet pas në 2022-shin, për t’ju rikthyer normalitetit.
Kënga e humori janë një traditë e pandarë e Shkodres dhe simboli i këtij qyteti “Sofra shkodrane” edhe këtë vit do t’i sjell plot freski artistët e këtij qyteti.

