Një Sheik në jetën e saj? Xhesika Ndoja: Dhuratat i pranon edhe mbreti!
Xhesika Ndoja është një ndër personazhet më të diskutuara në mediat sociale. Ajo ishte mbrëmë e ftuar në D-Night për të folur më shumë rreth jetës së saj si edhe këngës më të fundit të publikuar “Sheik” Por, kujt ia ka dedikuar këtë këngë Xhesika dhe a është një sheik në jetën e saj?
Dajana: Xhesika pse zgjodhe këtë këngë “Sheik”? Ja ke dedikuar dikujt?
Xhesika: O Zot ça bën…Në fakt nuk ia kam dedikuar askujt, por ka të bëjë me shumë femra në Shqipëri, të cilat kanë një “sheik” në jetën e tyre. Dhe në fakt ky është realiteti në Shqipëri, tani ne mbahemi dhe punojmë vetë, por ndonjë gjë kështu edhe duhet.
Dajana: Epo çantën Louis Vuitton nuk e blej vetë, diamantet nuk i marrim dot me rrogën që kemi. Pra ti këngë ua ke dedikuar të gjitha femrave të cilat kanë një “sheik” në jetën e tyre.
Xhesika: Nuk paragjykoj askënd të jem e sinqertë, sepse jam femër vetë dhe shumë feministe madje në sensin e mirë të fjalës. Por, nëse kemi të bëjmë me femra të bukura, të cilat e mbajnë veten e tyre, nuk mund të merresh me një person që nuk ka bërë asgjë në jetën e tij. Nga ana tjetër personalisht nuk rend pas lekëve apo gjërave materiale, pra nuk është synimi im, por në fund të fundit pse të mos kem në krah dikë që është dikushi dhe ia vlen.
Dajana: Je ti materialiste?
Xhesika: Jo nuk jam fare kam qejf që njerëzit t’i dua dhe të më duan më atë çfarë kam dhe jam, pavarësisht se dhuratat i pranon edhe mbreti.
D-Night një program nga Dajana Shabani nga e Hëna në të Enjte live Rtv Ora 23:00-00:00
Për më shumë klikoni në linkun më poshtë, minuta 34:00:
