30 vjet nga rënia e Bashkimit Sovjetik/ Dorëheqja e Gorbaçovit shënoi rënien e perandorisë komuniste

Më 26 dhjetor 1991 do të merrte fund Bashkimi Sovjetik. Fjalimi i liderit komunist Gorbaçov i dha fund perandorisë komuniste, për të sjellë një epokë të re politike për vendet përbërëse të kësaj perandorie. Sot, 30 vjet më pas, secili prej vendeve që ishte nën diktaturën komuniste bën skaner të pasojave që solli ai sistem. 

Ky fjalim i udhëheqësit sovjetik Mikhail Gorbaçov, në Krishtlindjen e vitit 1991, do të ishte fundi i Bashkimit Sovjetik, fundi i perandorisë komuniste në mbarë botën. Flamuri i kuq me drapër dhe çekan do të ulej për të mos u ngritur më.

Në orën 19:45, flamuri trengjyrësh rus u ngrit mbi të, shkruajnë gazetarët rusë. Për ekspertët, ekonomia ishte ajo që e rrëzoi perandorinë komuniste. Rusia kaloi dy reforma të rëndësishme nën qeverisjen e Gorbaçovit, Gllasnostin dhe Perestrojkën, por që nuk e shpëtuan dot ekonominë komuniste.

Menjëherë pas rënies së Bashkimit Sovjetik do të kemi shpalljen e shteteve të pavarura, ku menjëherë pas Rusisë është Ukraina dhe Bjellorusia që ndjekin këtë udhë, të ndjekur më pas edhe nga 11 republika të tjera. Por rënia e Bashkimit Sovjetik nuk kaloi pa probleme, ku pati edhe konflikte në vende të ndryshme.

 

Krahas Gorbaçovit që kaloi pozicionin e tij politik te Boris Jelcini, një personalitet i madh rus dha kontribut në rënien e regjimit diktatorial. Ai ishte fituesi i çmimit Nobel Andrei Sakharov.

Rënia e Bashkimit Sovjetik festohet nga vende të ndryshme që ndodheshin nën tutelën e tij.