"Donte të hidhte veten në erë" 18-vjeçari shpërthen bombën në shkollë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Dhjetor 2021, 13:53
Një 18-vjeçar ka shpërthyer një bombë në shkollën nga ku ishte diplomuar, duke lënduar veten dhe disa nxënës që ndodheshin në godinë.
Ministria e Brendshme e Rusisë njofton se një 18-vjeçar, i diplomuar në shkollën në Serpukhov, u përpoq të hidhte veten në erë. Mësohet se ai ka mbijetuar.
Sipas autoriteteve vendase , një 15-vjeçar është plagosur, ndërsa 12 nxënës të tjerë kanë marrë lëndime të lehta.
