'Ja pse kënga doli pas 5 vitesh', Altin Sulku zbulon sekretin që askush nuk e dinte për hitin 'Big Body Benzo' të Noizyt

Altin Sulku, ka qenë së fundmi i ftuar në një nga intervistat më transparente të karrierës së tij, përballë moderatores Ester Bylyku, në emisionin 'Glamour Zone'.

Ai ka ka rrëfyer të gjitha sekretet e djmve të grupit të mirënjohur OTR, madje dhe emrin e atij që tradhëton të dashurën.

Por jo vetëm. Altini, për herë të parë na rrëfen një sekret që nuk e kemi ditur më parë për hitin 'Big Body Benzo' të Noizyt.

"Në momentin që po flasim ai mund të ketë mbi 1 mijë tekste të shkruara. Një këngë që ai mund ta nxjerrë nesër, mund ta ketë bërë përpara 3-4 vitesh. Mbaj mend, 'Big Body Benzo', ka qenë 5 vite në sirtar, dhe mëpas e nxorri. Ai pret momentin e duhur për të publikuar këngët" shprehet Altin Sulku.