'Noizy dhe Varrosi do të qëndrojnë gjithmonë beqar', Altin Sulku zbulon sekretet e djemve të grupit OTR
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Dhjetor 2021, 22:32
Altin Sulku, ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin 'Glamour Zone', ku përballë moderatores Ester Bylyku, ka rrëfyer sekretet e jetës private të djemve të grupit OTR.
Në një rubrikë të emisionit, Altin Sulku ka treguar se cili nga djemtë e grupit OTR, ka pijen me sherr, dhe cili tradhëton të dashurën, por jo vetëm.
Ester Bylyku: Cili ka më tepër mundësi të qëndrojë përgjithmonë beqar?
Altin Sulku: Besoj që Noizy (qesh). Po them edhe për Varrosin. Ai besoj se do të rrijë beqar. E shijon, ashtu ka qejf. Nuk do ta bezdisi njeri, është rehat. Me shumë mundësi, besoj që Varrosi.
Për zbuluar të gjitha sekretet e djemte të OTR ndiqni videon e mëposhtme