Noizy është i ndjeshëm, ja gjesti prekës që bëri reperi për taksistin

Altin Sulku, ka rrëfyer së fundmi për moderatoren Ester Bylyku, në emisionin 'Glamour Zone' , një episod që ka ndodhur disa vite mëparë në Gjermani me një taksist.

Pasi Altini theksoi se Noziy është një djalë i mirë dhe me zemër të madhe, ai tha:

"Mbaj mend ishim njëherë në Gjermani në një koncert, unë Noizy, Dj dhe dhëndri i tij. Në aeroport shkuam tek një taksist, flokët i kishte si me bajga, i vinte një erë tmerr. Sa hap derën them 'këtu qenka një tmerr'. Noizy u ul në vend të parë, ne të tre mbrapa. Taksisti kishte një erë që nuk rrihej në makinë. Unë ngacmoj pak dhe i them 'Parfum Super'. Djemtë mbrapa filluan të qeshnin me mua, ndërsa ktheu kokën dhe tha: 'Ju lutem, mos jepni asnjë shenjë, se mund të ndihet keq ky.' Ai aq djalë i mirë është, sa taksisti desh na mbyti me atë erë, dhe Noizy prap mendonte si të mos e lëndonte."