Shpiket maska që zbulon Covid-in, studiuesit kanë përdorur antitrupat e strucëve për ta krijuar
Studiuesit japonezë kanë krijuar një maskë e cila zbulon nëse je i infektuat ose jo me Covid-19.
Nëse je i infektuar me koronavirus maska ndriçohet, ndaj ekspozimit të dritave ultravjollcë.
Por si është krijuar kjo maskë?
Studiuesit japonezë kanë përdorur antitrupat e strucëve për të prodhuar maskën që zbulon nëse je me Covid, ose jo.
Shkencëtarët kanë vendosur antitrupat e strucëve në filtrin e maskës, shkruan Reuters.
Kjo ndodh pasi studime kanë treguar se strucët kanë rezistencë të fortë ndaj sëmundjeve.
Vullnetarët e studimit, mbajtën veshur maskat për 8 orë, pasi i hoqën i spërkatën me një kimikat, i cili nëse je i infektuar me Covid-19 shkëlqen nën dritën ultarvjollcë.
Maskat e veshura nga personat e infektuar me Covid-19 ndriçonin rreth zonës së hundës dhe gojës.
Ekipi i shkencëtarëve shpreson të zhvillojë më tej maska në mënyrë që të shkëlqejnë automatikisht, pa nevojën e dritës ultravjollcë.

