Ekstradohet në SHBA themeluesi i faqes së njohur online, Julian Assange
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Dhjetor 2021, 12:47
Themeluesi i faqes së internetit, Wikileaks, Julian Assange do të ekstradohet drejt SHBA-ve, pasi kjo e fundit ka fituar ndaj një gjyqtari britanik.
50-vjeçari Assange akuzohet nga Shtetet e Bashkuara për nxjerrje të dhënash diplomatike në vitin 2010, përmes platformës Wikileaks.
Australiani ka qenë i shpallur në kërkim për 18 akuza nga SHBA-të, të cilat mund ta dënojnë me 175 vjet burgim, në rast se shpallet fajtor.
Assange ndodhet në një burg në Londër, që kur u arrestua në vitin 2019, kur autoritetet britanike e kapën 50-vjeçarin në brendësi të Ambasadës së Ekuadorit, ku ai fshihej.

