Organizoi sulm ndaj vetes, aktori amerikan shpallet fajtor
Një gjykatë në Çikago ka shpallur fajtor aktorin amerikan, Jussie Smollett, për deklarim të rremë.
Smollet orkestroi një skenë dhune me bazë racore dhe homofobike ndaj vetes në vitin 2019, kjo pasi aktori është homoseksual dhe afro-amerikan.
Prokurorët e Çikagos thanë se 39-vjeçari e organizoi vetë sulmin ndaj tij, pasi mori tabulatet telefonike të tij dhe sekuestroi kamerat në vendin e ngjarjes.
Smollett, i cili ishte një nga yjet e serialit televiziv ‘Empire’ në vitin 2019, i tha policisë në muajin janar se u sulmua në mes të natës nga dy burra të maskuar ndërsa po ecte pranë shtëpisë së tij në Çikago.
Smollet kontaktoi me dy të njohur, vëllezërit Olabinjo dhe Abimbola Osundairo për ta dhunuar, ata e pranuan në gjykatë se u paguan nga aktori për ta sulmuar.
Smollet do të përballet me 5 akuza, që sipas gjykatës mund të dënohet me 3 vjet burg, e konvertuar kjo me dënim me kusht dhe shërbim në komunitet.
Sipas medieve lokale, aktori insistoi se nuk kishte asnjë mashtrim në deklarimet e tij.
Në mars të vitit 2019, gjykata pushoi akuzat për 39-vjeçarin, por çështja u rihap pas thirrjeve të ish-presidentit Trump.
Donald Trump urdhëroi FBI dhe Departamentin e Drejtësisë të rihetonte ngjarjen pasi ishte një turp sipas tij, viktimizimi i rremë që bëri aktori lidhur me dhunën me bazë racore.
