Video/ Momentet e tmerrit kur peshkaqeni gjigant kafshon dorën e zhytësit të rrethuar nga 20 'bisha' deti
Një peshkaqen sulmoi dorën e një zhytësi ndërsa një tufë me 20 peshkaqenë të tjerë të mëdhenj rrotullohej rreth tyre në ujërat bregdetare.
Një fotograf nënujor arriti të kapte momentet e tensionit kur shoku i tij tentonte të hiqte dorën nga goja e peshkaqenit më shumë se 2 metra të gjatë.
Tanner Manseland dhe shoku i tij Chang Sien Chin ishin duke notuar në Nassau, Bahamas kur peshkaqenët u mblodhën rreth tyre.
Chang, i cili është me origjinë nga Australia, kishte veshur armaturën e zhytësit, e cila ndalonte çdo dëmtim nga dhëmbët e egër të peshkaqenit.
Por Tanner, nga Florida, SHBA, ishte plotësisht i pambrojtur ndërsa po bënte fotografitë e mahnitshme të mikut të tij nga pesë metra larg.
Ai i shpërndau imazhet në rrjetet sociale Instagram dhe zbuloi se nuk kishte veshur asnjë veshje mbrojtëse.
Ai tha: Unë isha i pambrojtur, megjithatë, kjo është ajo që i bën këto momente argëtuese për mua.
Përdoruesit e Instagramit u mahnitën nga imazhet e momentit të frikshëm që mund të kishte përfunduar edhe me pasoja serioze.

Një përdorues i tronditur komentoi: "I çmendur".
Tanner thotë se nisi dashurinë e tij me ujin duke gjuajtur peshk me pushkë uji por më vonë u fiksua me peshkaqenët dhe dokumentimi i zhytjeve të tij u kthye në një ‘hobby’.
