Pas SHBA, Britania, Australia e Kanadaja bojkotojnë diplomatikisht Lojërat Olimpike në Kinë
Pas sHBA-ve, tashmë edhe Britania e Madhe, Australia dhe Kanadaja do të marrin pjesë në bojkotin diplomatik të Lojërave Olimpike Dimërore në Pekin 4-20 shkurt dhe nuk do të dërgojnë zyrtarë në Kinë.
Kjo është bërë e ditur sot nga kryeministri britanik Boris Johnson, kryeministri australian Scott Morrison dhe kryeministri i Kanadasë Justin Trudeau.
Vendet po i bashkohen kështu bojkotit diplomatik të SHBA-së, siç kishte bërë më parë Zelanda e Re. Megjithatë, atletët britanikë, australianë dhe kanadezë mund të vazhdojnë të marrin pjesë.
Ndërkohë, një zëdhënës i ambasadës kineze në Canberra, kryeqyteti i Australisë, tha se vendimi bie në kundërshtim me pritjet e shprehura publikisht nga Canberra për përmirësimin e marrëdhënieve midis Kinës dhe Australisë.
Raportet për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut në provincën Xinjiang të Kinës perëndimore kanë nxitur prej kohësh tensione diplomatike me Pekinin.