Papa Françesku: Seksi jashtë martesës nuk është mëkati më i rëndë, ja cilat janë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Dhjetor 2021, 17:52
Papa Françesku thotë se marrëdhënia jashtëmartesore nuk është mëkati më i rëndë.
Gjatë një konference për media, Ati i Shenjtë tha se mëkatet e trupit nuk janë më të rëndat.
“Mëkatet e mishit nuk janë më të rëndat”, tha Papa gjatë një konference për shtyp.
Papa Françesku është shprehur se dy mëkatet më të rënda janë krenaria dhe urrejtja.
Mësohet se komentet e tij kanë ardhur pas dorëheqjes së Arqipeshkvit të Parisit, Michel Aupetit, pas zbulimit të marrëdhënies me një grua.
Ky i fundit i mohoi akuzat dhe tha se nuk kishte pasur marrëdhënie intime me gruan, por shtoi se po jep dorëheqjen për të mos i shkaktuar dëm Kishës Katolike.
