E trishtë! Aktori amerikan në zi, humb djalin 5 muajsh nga kanceri në tru

Fëmija më i vogël i komedianit të njohur amerikan Nick Cannon dhe modeles Alissa Scott, Zen, ka humbur jetën ditën e diel pas një beteje me kancerin.

Lajmin e ka bërë vet të ditur se vet aktori, i cili ka thënë se djali i tij 5-muajsh Zen vdiq nga një tumor në tru gjatë fundjavës.

"Gjatë fundjavës humba djalin tim të vogël nga një gjendje e quajtur hidrocefalus, e cila është një tumor malinj, i linjës së mesme - kanceri i trurit," tha Cannon.

Cannon shpërtheu në lot ndërsa shpjegoi gjendjen mjekësore të djalit të tij.

“Gjithmonë kam vënë re se ai kishte një kollë dhe kështu doja ta kontrolloja atë. Ai kishte një frymëmarrje jo të zakonshme, dhe në kohën kur ishte dy muajsh e vura re ... ai kishte gjithashtu kokën me një madhësi të bukur – unë e quaja atë një kokë Topi. Ne nuk menduam asgjë për këtë. Por doja ta çoja te mjeku për frymëmarrjen e tij. Menduam se do të ishte rutinë.”

Mjekët zbuluan tumorin malinj dhe Zen iu nënshtrua një operacioni për të kulluar lëngun. Gjendja e Zenit u përkeqësua rreth Ditës së Falënderimeve, ku dhe për fat te keq ndërroi dhe jetë.

“Procesi u përshpejtua. Në fund të fundit, ishte kancer në tru. Tumori filloi të rritet shumë më shpejt”, - ka thënë ai me lot në sy.