Hakerat vjedhin 150 milionë dollarë nga bursa e kriptmonedhave
Hakerët vodhën të paktën 150 milionë dollarë nga shkëmbimi i kriptomonedhave BitMart.
Ekipi BitMart në një deklaratë të postuar në faqen e saj të internetit deklaroi se hakerët e përfshirë kishin tërhequr rreth 150 milionë dollarë nga dy kuletat e BitMart të përdorura nga klientët dhe se kompania po pezullonte përkohësisht tërheqjet ndërsa hetonte shkeljen.
Kompania theksoi se të gjitha kuletat e tjera ishin "të sigurta dhe të padëmtuara".
"Tani jemi duke kryer një rishikim të plotë të sigurisë dhe do të postojmë përditësime ndërsa përparojmë," shkroi kompania.
“Lutemi për mirëkuptimin dhe durimin tuaj në këtë situatë. Gjatë kësaj periudhe, ne do të përpiqemi të ruajmë transparencën dhe vlerësojmë mbështetjen tuaj.”
Shkelja është e fundit në një seri incidentesh kibernetike të profilit të lartë gjatë vitit të kaluar, shumë prej të cilave kanë përfshirë sulme ndaj kompanive kryesore si Colonial Pipeline dhe prodhuesit të mishit JBS USA.
