Krokodili sulmon 18-vjeçaren teksa po notonte, e reja: Isha me fat që shpëtova
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Dhjetor 2021, 15:54
Një studente në moshën 18 vjeçare është sulmuar nga një krokodil, i cili ishte 10 metra i gjatë.
Amelie Osborn-Smith, 18, po shijonte një ditë në Zambezi Rover, afër Ujëvarës Viktoria, kur ajo u sulmua nga krokodili i madh, pavarësisht se i thanë se lumi ishte i sigurt për të notuar.
Në një intervistë që ka bërë për mediat e huaja, ajo tha se ishte me fat që ia doli të shpëtonte.
Mësohet se ajo ia arriti të shpëtonte pasi personat që e shoqëronin e goditën zvarranikun.
