Uroj që përplasja në publik e zërit të militantit, ta shkundë prej rrënje PD-në!
Eh si eshte puna..te sheshi i Teatrit kam patur mundesine te akuzoj me shume se 1 here kryetarin e opozites si bashkepunetor apo i shitur te pushteti. Arsyetimet e mia ishin 2 : kryetari i opozites, i cili kishte marre angazhim me shkrim, dhe mbi te gjitha bridhte si kaçak rrugeve kur kishte braktisur parlamentin, nuk kishte asnje arsye te shkelte mbi nje angazhim nese nuk kishte nje marreveshje te piset dhe se dyti pushteti na perdhunonte dhe vazhdon me nje frequence rutinore te perditshme, qe e ben dikush qe ka siguri absolute qe nuk e gjen gje.
Njehere madje e kam thene para djemve dhe vajzave te FRPD-se (le te dale dikush ta mohoje ) .
M'u sul ndonjeri i indinjuar thelle, me shume per shkak te syve te publikut se sa per ndonje indinjate personale, megjithate thelle-thelle e dinin qe ishin ne territorin tone atje se kishim me shume se 2 vite qe e banonim sheshit, nuk na preknin dot, e mbi te gjitha qe ato fjale ishin te verteta.
Gjate gjithe kohes kam menduar pse dreqin jane kaq patologjike partite politike, pse bashkejetojne kaq dhimbshem me fallsitetin. Funksionojne gjithe kohes ne menyre psikopate, flasim per gjera qe nuk duhet te flasin, nuk flasin thuajse kurre per gjera qe duhet te flasin, flasin me komande..bllokim total.
Kauzen e Teatrit, i pelqen apo jo ndonjerit ne retorike, e kane mbajtur ata njerez te lire qe nuk kane patur turp e as frike te flasin, siç me duhet te pranoj qe pa aktivistet e ndershem, militantet e angazhuar, te vertete te PD, kauza nuk do kish mundur te vazhdonte.
Une uroj me zemer qe perplasja ne publik e zerit te militantit, ta shkunde prej rrenje PD-ne, te shkundet ne çdo qelize, ne çdo cep te erret, te dale gjithe qelbi i akumuluar, uroj qe aktoret mos te marrin pozicion shpejt, por te shfryjne mire e mire, te kuptojne dhe ata me veten ku ka qene gjithe keto kohe dhe ku jane tani, po sidomos ku duhet te jene..perndryshe do te jete nje drame e perseritur njerezore, ku mungesa e kurajos, njeriu i parritur do te vazhdoje te shtypet per se keqi dhe ta klithe si femije i tmerruar sa here dikush t'i jape komanden, duke e jetuar gjithe pjesen tjeter te aktivizmit politik ne mjerimin e pashprehsise.
Foltorja nuk ka asnje lidhje me nje takim formal partiak, ajo eshte thjesht drama e perjashtimit, ku nje prej autoreve sot eshte ulur ne gjunje para viktimave te tij.
Ekskluzive/ Skandal me fushën, Vllaznia emigron në Ulqin
6 Dhjetor, 22:47

