Pas arrestimit jep dorëheqjen presidenti i Sampdoria, Massimo Ferrero, klubi nuk është i përfshirë
Presidenti i Sampdorias, Massimo Ferrero, ka dhënë dorëheqjen pas arrestimit nga Guardia di Finanza si pjesë e një hetimi nga prokurori i Paola për bashkëpunim në krime dhe falimentim.
Ferrero u arrestua në Milano dhe u dërgua në burgun e San Vittore për rrënimin e 4 kompanive në sektorin e hotelerisë, turizmit dhe kinemasë me qendër në provincën e Kozencës.
Kompanitë, nga sa mësohet, janë shpallur të falimentuara disa vite më parë.
Së bashku me presidentin e Sampdorias, vajza e tij Vanessa u arrestua dhe u vendos në arrest shtëpiak, e akuzuar për të njëjtin krim si i ati i saj.
Më tej, mes të arrestuarve është edhe një nip i Ferreros, Giorgio.
Për momentin nuk dihet identiteti i tre të arrestuarve të tjerë të përfshirë në hetimin e zhvilluar nga Prokuroria Publike e Paolës.
Avokatja e Ferreros, Pina Tenga, ka paraqitur një peticion tek gjyqtarët në mënyrë që ai të transferohet në Romë.
"Ata po e trajtojnë atë më keq se Totò Riina". Kështu tha avokatja Pina Tenga, mbrojtëse e Massimo Ferreros.
“Ne i bëmë një kërkesë prokurorit të Paolës – vijon avokati penal – që të kërkojë që Ferraro të transferohej në Romë për të marrë pjesë në kontrollin dhe hapjen e kasafortës”.
