Gurma lë plehrat rrugëve, Saranda mbushet me mbetje, banorët: Bashkia nuk i pastron

Bashkia e Sarandës e drejtuar nga Adrian Gurma vazhdon të dështojë me menaxhimin e mbetjeve urbane.

Edhe pse në dimër qyteti ka një numër të vogël banorësh, mbetjet janë sërish në rrugë.

"Mund të ishim shumë më bukur, shumë më mirë."

"Jo shumë i kënaqur, mbeten mbeturina."

Kontenierët janë në numër të reduktuar dhe nuk pastrohen sistematikisht ndërsa atje ku mungojnë qytetarët kanë gjetur këtë zgjidhje me pika grumbullimi.

"Na duhen më tepër kazanë mbeturinash, është qytet turistik."

Gjatë ditëve të fundit reshjet e shiut nxorën në bregdet të gjitha mbetjet urbane të hedhura buzë lumenjve.

Ankesat e qytetarëve muaj pas muaji po bien në vesh të shurdhër ndërsa me të njëjtin problem ditët e fundit janë përballur dhe bashkia e Durrësit dhe Elbasanit.

Gurma lë plehrat rrugëve, Saranda mbushet me mbetje, banorët: