Ushtria vret gabimisht 13 shtetas, hapin zjarr mbi minatorët vendas që po ktheheshin nga miniera
Forcat e ushtrisë se shtetit Nagaland, që ndodhet në verilindje të Indisë, gabimisht kanë hapur zjarr mbi një grup punëtorësh që po ktheheshin nga minierat e qymyrit, duke u marrë jetën 13 prej tyre. Shënjestra e këtij sulmi militantët separistë. Autoritet e vendit janë shprehur se ndonëse ka ndodhur gabimisht, rasti do hetohet në nivelet më të larta.
Të paktën 13 persona kanë mbetur të vrarë si pasojë e një shënjestre të gabuar të forcave të sigurisë në Nagaland, shtet i cili ndodhet në verilindje të Indisë.
Ngjarja ka ndodhur, mbrëmjen e së shtunës, në kufi me Mianmarin aty ku ushtria ndër vite ka luftuar militantët separatistë, por gabimisht kanë hapur zjarr ndaj një grupi minatorësh, vendas, të cilët po ktheheshin nga puna.
Gjashtë prej tyre raportohet se kanë vdekur në vend, ndërsa shtatë të tjerët kanë ndërruar jetë më vonë, mes tyre dhe një ushtar.
Sipas zyrtarëve të Nagaland ushtarët kishin marrë informacione të inteligjencës për disa lëvizje të militantëve dhe sapo kanë parë kamionin, në të cilin ndodheshin punëtorë, rreth 30 te tillë, kanë hapur zjarr.
Ministri i brendshëm i vendit Amit Shah, duke shprehur shqetësimin mbi këtë ngjarje, është zotuar që do ta hetojë në nivelin më të lartë.
Ky incident fatkeq ka ndodhur ka ndodhur në fshatin Oting në rrethin Mon, në kufi më MIanmarin.
