FOTO/ Manjati rus shndërron termocentralin në tempull të artit bashkëkohor
Një termocentral shekullor në Kremlin është shndërruar nga një miliarder gazi në një tempull të artit bashkëkohor.
E quajtur GES-2, qendra ndodhet në brigjet e lumit Moskva dhe është projektuar nga arkitekti italian Renzo Piano. Ajo premton të mirëpresë emrat më të mëdhenj ndërkombëtarë të artit rus.

GES-2 financohet nga një prej njerëzve më të pasur të Rusisë, Leonid Mikhelson, themeluesi dhe shefi i Novatek, grupi më i madh privat i gazit në Rusi. Me oxhaqe blu elektrikë të lartë, kompleksi i gjerë përmban panele diellore në çatinë e tij dhe një korije thupër dhe do të strehojë galeri, kafene dhe rezidenca arti.

“Gjithçka u bë në mënyrë fantastike”, tha Gelman.
Përtej kënaqësisë së artdashësve, vendi synon gjithashtu të përmirësojë imazhin e Rusisë, thonë ekspertët.
Hapja vjen në kohën kur qeveria e presidentit Vladimir Putin zhvilloi një fushatë gjithnjë e më represive kundër opozitës, duke filluar me burgosjen e kritikut të tij më të njohur vendas, Alexei Navalny.
Autoritetet kanë vënë në shënjestër gjithashtu mediet e pavarura, organizatat e të drejtave të njeriut dhe kanë goditur rrjetet e medieve sociale.

Bashkitë në krizë pastrimi, Durrësi e Elbasani "mbyten" nga plehrat
4 Dhjetor, 14:51Në atelienë e mjeshtrit të fundit korçar të qeramikës
4 Dhjetor, 14:3


