Masakroi prindërit e ish të dashurit në Itali, ja kur del para gjykatës Elona Kaleshi
Elona Kaleshi, 37-vjeçarja shqiptare e akuzuar për vrasjen e Shpëtim dhe Teuta Pasho, prindër të ish-të dashurit të saj Taulant Pasho, do të gjykohet nga Gjykata e Firences për vrasje të dyfishtë vullnetare, fshehje dhe përçmim të kufomave.
Bashkëshortët u zhdukën në tetor 2015 dhe trupat e tyre, të copëtuar, u gjetën në dhjetor 2020 në valixhe të braktisura.Seanca e parë do të mbahet më 15 shkurt 2022, shkruajnë mediet italiane.
Zhdukja e bashkëshortëve Pasho, të cilët mbërritën në Itali për të takuar djalin e tyre Taulantin , i cili do të dilte nga burgu i Firences mëngjesin e 2 nëntorit 2015, u denoncua nga vajza e çiftit, Vitore, tek karabinierët e Castelfiorentino, Firence.
Sipas hetuesve, vrasja e dyfishtë ka ndodhur ndoshta mbrëmjen para daljes së Taulantit nga burgu, në banesën në Firenc , në via Fontana, të cilën Elona e kishte marrë me qira për prindërit e të dashurit të saj.
Sipas akuzës, 37-vjeçarja dyshohet se ka vrarë çiftin për t'i penguar ata të zbulojnë se ajo kishte abortuar për një fëmijë të ngjizur kur i dashuri i saj ishte në burg.
Çekia synon të bëjë vaksinimin e detyrueshëm për moshat mbi 60
4 Dhjetor, 08:07


