VIDEO/ Terror gjatë fluturimit, pasagjeri tenton të hapë derën e avionit

Një roje sigurie jashtë detyrës shpëtoi një avion të tërë nga katastrofa kur një pasagjer tentoi të hapë  derën e aeroplanit.

Ngjarja ndodhi në fluturimin e "Ryanair FR5253"  që u nis nga Sevilja e Spanjës për në Budapest të Hungarisë.

Mësohet se pasagjeri ishte pushtuar nga paniku, e si rrjedhojë donte të zbriste nga avioni.

Pavarësisht përpjekjet e stjuardesëve, ai nuk u qetësua dhe në një moment tentoi të hapte derën e aeroplanit.

 Për fat të mirë, Antonio Quintero,roja i avionit ka vepruar me shpejtësi, dhe së bashku me pasagjerët e tjerë kanë arritur ta neutralizojnë pasagjerin kapluar nga paniku, shkruan Daily Mail.

Më pas pasagjeri  iu dorëzua autoriteteve hungareze, sapo avioni u ul i sigurt në Budapest.

Videoja e realizuar nga pasagjerët e tjerë regjistroi të gjitha momentet dramatike që  jetuan brenda avionit.