NATO në "mbrojtje" të rajonit nga “aktorët e jashtëm”
Është përmbyllur takimi dy ditor i ministrave të jashtëm të 30 vendeve anëtare të NATO-s, i cili është mbajtur në Rigë të Letonisë.
Në këtë samit Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg është shprehur se vendet anëtare të aleancës kanë ranë dakord të vazhdojnë praninë e tyre në Ballkan, për arsye se rajoni, sipas tyre, po sulmohet nga aktorë të jashtëm që synojnë dëmtimin e tij.
"Kohët e fundit kemi parë rritje tensionesh përfshirë Kosovën, Bosnjën dhe Hercegovinën, me retorikë më agresive, reforma të ngecura dhe aktorë të huaj që punojnë për të dëmtuar përparimin,NATO do vazhdojë të qëndrojë për të garantuar qëndrueshmëri dhe siguri."
Gjithashtu Stoltenberg, vuri theksin tek rëndësia e bashkëpunimit me Bashkimi Evropian, lidhur me konfliktin Kosovë-Serbi.
"Në ramë dakord për rëndësinë e pranisë sonë, përfshirë misionin tonë të KFOR-it në Kosovë dhe zyrat tona në Sarajevë dhe në Beograd. Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku për të ruajtur qëndrueshmërinë dhe për të mbështetur reformat.”
Pjesë e këtij takimi ishte shefi i i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell i cili krahas shqetësimit për situatën në Bosnjë Hercegovinë , po ashtu ka cekur marrëdhëniet Kosovë – Serbi, ku është shprehur se pavarësisht se situata paraqitet më e qetë, nevojiten bisedime në tryeze, me qëllim rifillimin e bisedimeve dhe stabilizimin e situatës.
Vendi ynë në këtë takim përfaqësohej nga ministrja e jashtme, Olta Xhaçka, e cila ka nënvizuar rëndësinë që ka për rajonin integrimi i plotë euroatlantiik, si edhe bëri një thirrje që Ballkani perëndimor të jetë pjesë e Konceptit Strategjik të NATO-s.
Çekia synon të bëjë vaksinimin e detyrueshëm për moshat mbi 60
4 Dhjetor, 08:07


