Nëna ishte kundër, babai pro vaksinimit të vajzës 13-vjeçare, çështja shkon në Gjykatë

Në Modena, Itali gjyqtarët autorizuan një 13-vjeçare që të vaksinohej pavarësisht mendimit të kundërt të nënës së saj, ndërsa babai i saj ishte në favor.

Çifti është i ndarë. Magjistratët dëgjuan edhe mendimin e pediatrit dhe kërkesat e vajzës.

13-vjeçarja tha se ishte e vetmja e pavaksinuar në klasë dhe duhej të bënte test shumë shpesh.

Nëna e kundërshton atë që ajo e quan "vaksina eksperimentale."

Gjyqtarët e Gjykatës së Modena miratuan kërkesën e 13-vjeçares për t'u vaksinuar dhe para së gjithash sqaruan se " këto nuk janë vaksina eksperimentale " dhe për këtë "frika e shprehur në seancë nga ana e nënës është e bazuar në opinione të gabuara," shkruan TGcom.