Vrau 4 shokët e klasës në Miçigan, shpërblim 100 mijë dollarë për të gjetur prindërit e të dyshuarit
Policia amerikane ofron një shpërblim prej 100,000 dollarësh për çdo person që ka informacion që çon në gjurmimin e prindërve të adoleshentit, të dyshuar për të shtënat vdekjeprurëse në një shkollë në Miçigan për vrasje të pavullnetshme.
Prindërit e adoleshentit, James dhe Jennifer Crumbley akuzohen se kanë injoruar shenjat paralajmëruese përpara aktit të të birit që la të vdekur katër nxënës.
Ata janë akuzuar për vrasje të pavullnetshme, por nuk u paraqitën për gjykimin e tyre të premten (3 dhjetor).
Djali i çiftit, Ethan Crumbley, 15 vjeç, akuzohet se përdori armën e babait të tij për të qëlluar shokët e klasës në Michigan. Ai është deklaruar i pafajshëm nga drejtësia amerikane.
James dhe Jennifer Crumbley po përballen me katër akuza secili. Autoritetet në Oakland County u kanë thënë medieve amerikane se aktualisht janë në kërkim të çiftit pasi avokatët e Crumbleys nuk ishin në gjendje t’i kontaktonin ata me telefon.
Por në një deklaratë të përbashkët përmes mesazhit me tekst për BBC, avokatët, e çiftit thanë se ata nuk po i shmangen ligjit, por se u larguan nga qyteti që nga nata e të shtënave "për sigurinë e tyre".
Djali i tyre akuzohet se ka hapur zjarr ndaj kolegëve dhe mësuesve në shkollën e tij në Oksford, rreth 60 km në veri të Detroitit, të martën, 30 nëntor.
Katër të vrarët ishin Tate Myre, 16 vjeç, Madisyn Baldëin, 17, Hana St Juliana, 14 dhe Justin Shilling, 17 vjeç. Shtatë të tjerë u plagosën.


