E rëndë në Turqi/ Shpulla dhe të goditura, babai dhunon foshnjën 2 muajsh, vogëlushi s’ndalet nga të qarat
Komuniteti vendas në Turqi është tronditur nga rasti i abuzimit ekstrem të një foshnjë 2 muajsh nga babai i tij në Gaziantep , i cili ka rënë në prangat e policisë.
Një videon tronditëse, që po bën xhiron e medieve turke, duket Yunus Göç duke rrahur egërsisht fëmijën vetëm, sepse ai po qante.
Sipas haberturk.com, pamjet e dhunshme janë filmuar nga telefoni, kamerën e të cilit nëna e foshnjës e kishte lënë fshehurazi hapur, para se të dilte nga shtëpia.

Në video dëgjohet foshnja që qan, ndërsa i ati e godet dhunshëm.
Sipas medieve lokale, abuzimi përfundoi vetëm kur nëna u kthye në shtëpi dhe ia rrëmbeu fëmijën nga duart babit mostër.
Fëmija u transportua në spital me hemorragji cerebrale, ndërsa babai i tij u arrestua.

Nëna, Semra Goc, u tha gazetarëve me lot në sy se prej ditësh nuk fle dot dhe se dëshira e saj është që burri i saj të marrë dënimin maksimal të mundshëm. Të dënohet me dënimin më të gjatë dhe të shkojë në burg. “Ai nuk duhet të dalë kurrë nga atje”, tha nëna e fëmijës.
*Kujdes video përmban pamje të rënda!!