U plagos në një qendër poligoni, vdes 24-vjeçari në Kosovë

Një 24-vjeçar ka ndërruar jetë pasi u plagos mbrëmjen e sotme në një qendër poligoni në Obiliq të Kosovës.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar mjeku në Emergjencën e QKUK-së, Naser Syla.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:45.

Hetuesit policorë kanë nisur një hetim për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./express/