Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, plagosen dy persona

Dy persona janë plagosur me armë zjarri nga persona të paidentifikuar në Bardhosh të Prishtinës ditën e sotme. 

Policia ka deklaruar se ata janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Ndërkohë motivet e ngjarjes mbeten të paqarta.

“Rreth orës15:30 është  pranuar informata për një rast të plagosjes me armë zjarri të ndodhur në fshatin Bardhosh të komunës së Prishtinës. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur  në të dhënat e para,  janë ngritur dyshimet se dy persona janë plagosur me armë zjarri nga persona aktualisht të panjohur.

Ndërkohë që viktimat janë dërguar në QKUK për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, hetuesit policor kanë nisur një hetim me qëllim të sqarimit të të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin si dhe identifikimin e të dyshuarve të mundshëm," njofton policia, raporton Express.