Covid-19/ Ky vend i Evropës do të gjobisë me 7200 euro qytetarët që refuzojnë të marrin vaksinën

Qeveria e Austrisë pritet të miratojë një projektligj ku parashikohen gjoba për qytetarët të cilët refuzojnë vaksinimin e detyrueshëm kundër koronavirusit.

Sipas mediave të huaja, në ligj i cili pritet që të hyjë në fuqi në muajin shkurt parashikon që qytetarët që refuzojnë vaksinën kundër Covid-19, do të gjobiten me 7200 euro.

Gjithashtu parashikohet që nga ky rregull të përjashtohen vetëm personat të cilët nuk mund të marrin dozën e vaksinës për shkak të komplikacioneve shëndetësore që ajo mund të shkaktojë.

Si do funksionojë:

Personat që nuk janë vaksinuar do të thirren në zyrat vendore të zonave ku jetojnë dhe do të duhet të marrin dozën e vaksinës. Nëse qytetarët refuzojnë dy herë, atëherë ata do të gjobiten me një shumë prej 3600 eurosh. Pasi kanë marrë këtë gjobë dhe sërish nuk do të vaksinohen, pas një kohe të caktuar, qytetarët do të gjobiten dhe me 7200 euro të tjera.

Kujtojmë se Austria ka vendosur disa ditë më parë që të bëjë vaksinimin e detyrueshëm për të gjithë qytetarët.