Tha se tumori e ka prekur sërish, Xharra: S’ka mundësi me të mposht sëmundja, drita jote e bardhë verbon çdo të keqe

Aktorja dhe deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, vetëm pak orë më bëri me dije se i është rikthyer tomori në tru.

Ndërkohë menjëherë pas postimit, Matoshi ka marrë mbështetje dhe fjalë inkurajuese nga shumë njerëz.

Ndërkohë, ish gazetarja, Arbana Xharra, e cila ka vite që është zhvendosur për të jetuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nëpërmjet një mesazhi i ka dhënë një mbështetje dhe kurajo për të luftuar sëmundjen.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale Xharra ka thënë se e njeh mirë Matoshin dhe se sipas saj ajo do ta kalojë edhe këtë sfidë, sado e rëndë të jetë.

“Adriana, ti je drita qe krejt neve na jep energji, ti je shpirti me i bardhe qe une kam njoft ndonjehere, ti qe ne sfidat tua me te renda ke dite me me ngushellu ne ditet e mija me te keqija. Ty ska mundesi me te mposhte semundja, se ti nje here i ke tregu sa e forte je. Vec prej nje shpirti te mire mund te dalin fjalet qe ti mi ke thane mua. Une e di sa ke force e drita jote e bardhe ka me verbu cdo te keqe ne trupin tend. Kam me u lut sa here kam me mendu per ty, e jo veten une, por te siguroj qe edhe shume njerez qe te duan forte. Ti ke me mposhte kete smundje e neve ke me na pase me lutjet tona gjate gjithe rrugetimit tend. Te dua shume!”- shkruan ajo.