Zjarri në Gjirokastër, familja ishte pa drita, banesa u dogj nga një qiri, 12-vjeçarja u asfiksua nga tymi
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Derviçan të Gjirokastrës mbrëmjen e së dielës. Një vajzë 12-vjeçare, ka humbur jetën për shkak të flakëve që kanë përfshirë banesën ku ajo jetonte së bashku me babanë e saj. Familja kishte ndezur një qiri për të bërë dritë pasi fshati nuk kishte energji prej së paku 24 orësh, ndërsa gjithçka ka rezultuar fatale pasi shtëpia ka marrë flakë dhe e mitura është asfiksuar dhe më pas ka vdekur.
LAJM I PËRDITËSUAR/ Kishte ndezur qiriun për të bërë dritë e cila mungonte prej 24 orësh, por gjithçka rezultoi fatale për 12-vjeçaren Kristianthi Ndriço në fshatin Derviçan të Gjirokastrës.
E mitura humbi tragjikisht jetën pasi shtëpia ku jetonte bashkë me babain mori zjarr.
Flakët kanë rënë mbrëmjen e së dielës, ku pavarësisht ndërhyrjes vogëlushja dhe babai i saj kanë marrë djegie të shumta.
Menjëherë ata janë nisur drejt spitalit në Gjirokastër por e mitura nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve të marra.
Mësohet se fshati Derviçan gjatë ditës së djeshme ka qenë pa energji elektrike, ndërsa vajza-12 vjeçare ka ndezur një qiri sapo ka nisur të errësohet.
Kjo dyshohet paraprakisht se ka qenë shkak i zjarrit mund të ketë qenë rënia e qiriut në divan.
Flakët kanë përfshirë gjithë orenditë e shtëpisë, ndërkohë vajza 12- vjeçare është munduar të mbyllet në banjë për t’i shpëtuar flakëve por që është asfiksuar.
Po ashtu i ati në përpjekje për të gjetur dhe për të shpëtuar të bijën ka marrë plagë të rënda dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital.
Të tronditur nga ngjarja banorët e fshatit kërkojnë përgjegjësi për këtë ngjarje që sipas tyre nuk është thjesht aksidentale.
"Ka 24 orë e më tepër pa drita, kjo gjendje prej vitesh të tëra. Nuk na e var njeri. Të digjet një vajzë kaq e vogël është turp."
"Vuajmë për energji prej 30 vitesh, shteti të marrë masa."
Fshati Derviçan në Gjirokastrës sipas vetë banorëve gjatë së dielës nuk ka pasur energji elektrike, ndërsa prej vitesh vuajnë problemin e ndërprerjes së herëpashershme të energjisë.
