Aksident në Elbasan, raportohet për disa të plagosur

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në Elbasan, në unazën e qytetit.

Burime për Ora News bëjnë me dije se janë plagosur disa persona, të cilët po transportohen drejt spitalit.

Mësohet se shkak për aksidentin është bërë lagështira në rrugë, ndërkohë që nuk dihen detaje të tjera me ngjarjen.