Nuk ka paqe/ Politikanët në Shqipëri dhe Kosovë të ndarë edhe në Ditën e Pavarësisë, asnjë shenjë afrimi
Këto dokumente tregojnë përpjekjen e patriotëve shqiptarë për pavarësinë.
Kjo ekspozitë në kalanë e Tiranës me fakte dhe dorëshkrimi u vizitua shumë pak. Krerët e shtetit e përqendruan vëmendjen në Vlorë, aty ku shiu e bëri edhe më të thellë ndarjen mes krerëve aktual të shtetit.
Presidenti Ilir Meta mbërriti i pari në Vlorë për kremtimin e 109 vjetorit të pavarësisë e pak sekonda pas tij Kryeministri Edi Rama.
Të dy ruajtën ritmin e hapave në mënyrë që në krah të njëri tjetrit të ishin vetëm kur i detyroi protokolli shtetëror për ngritjen e flamurit.
Shmangia e takimit dhe qëndrimi treguan se as festa kombëtare nuk i kishte shkrirë akujt mes tyre.
Pranë monumentit të pavarësisë, mes tyre qëndroi kryetarja e parlamentit.
I vetmi që reflektoi ishte presidenti Ilir Meta dhe nga qyteti i flamurit kishte një mesazh.
“Është flamuri i Ismail Qemalit por është edhe flamuri i Isa Boletinit dhe është një frymëzim për t’u bashkuar dhe për të reflektuar.”- tha Meta.
Në kohën që presidenti takonte dhe uronte shqiptarët për ditën e Flamurit, Edi Rama kishte hapur regjinë e tij për nisjen e punimeve për Aeroportin e Vlorës.
Kreu i Shtetit sërish foli me simbolikë.
“Vlora do të jetë në krye të bashkimit në të gjitha kohët.”
Edhe kreu i PD Lulzim Basha nuk u tërhoq, por nderimet i bëri pranë memorialit nënë shqipëri në tiranë
Për bashkim ishte mesazhi për politikën edhe nga qytetarët e shumtë të mbërritur në Vlorë në Vlorë thuajse nga të gjitha trojet shqiptare!
“Politika ka grindje përçarje të madhe. Komb të vetëm, s’ka diskutim. Bashkim dhe vetëm bashkim.”
Mesazhet në ditën e pavarësisë erdhën thuajse nga çdo shtet.
Ndërsa presidenti amerikan ka vlerësuar zhvillimet prej vitit 1991 por dhe traditën e mikëpritjes e cerfitikuar me strehimin e afganëve. Biden thekson se SHBA do të mbështesë Shqipërisë theksa kërkon forcimin e institucioneve demokratike, realizimin e reformës në drejtësisë si dhe luftë ndaj korrupsionin dhe transparencë në tendera

