Policia rrugore Tiranë nuk njeh prokurën, nuk penalizon shkelësin e ligjit por personin që i kishte lënë makinën në përdorim
Në redaksinë e RTV Ora është drejtuar shtetasi me iniciale A.D i cili ka trokitur në zyrat e shtetit por pa gjetur zgjidhje për problemin e tij. Në datën 10 gusht 2021 ky shtetas me anë të një prokure të posaçme i ka lënë në përdorim mjetin tip ‘Audi’ shokut të tij. Në të saktësohet se personi që përdor makinën do ketë çdo përgjegjësi ligjore dhe financiare në lidhje me mjetin për sa kohë që e ka në përdorim.
Prokura është firmosur nga të dyja palët, nga pronari i mjetit dhe personi që e ka marrë ne përdorim. Disa ditë më pas personi që ka marre mjetin në përdorim ia ka dhënë një tjetër personi, i cili ka qarkulluar pa patentë. Për këtë shkelje punonjësit e policisë rrugore Tiranë kanë vendosur gjobë njëkohësisht i kanë marrë lejen e drejtimit pronarit të mjetit i cili ka qenë ne shtëpi ne kohen qe është bërë kundravajtja rrugore.
“Unë i kam lënë makinën një shokut tim, ja dhashë me prokurë, ky ia kishte dhënë një mikut të vet, ky miku i vet kishte qenë pa patentë dhe e ndalon rrugorja, e bllokon makinën. Ditën që vij unë të tërheq makinën, më mbajnë patentën.”
Absurdi qëndron në faktin se pronari i mjetit nuk ka qenë në makine në momentin e kundravajtjes rrugore ndërhohë që punonjësit e policisë rrugore Tiranë i bllokojnë patentën pa marrë parasysh faktin se ky mjet është në përdorim nga dikush tjetër.
“Ky person bëri shkeljen dhe policia më mbajti mua patentën dhe pse nuk kam qenë atë ditë në vendngjarje.”
Në lidhje me penalizim që i është bërë shtetasit me iniciale A.D jemi drejtuar për të kërkuar informacion te Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore Tiranë.
Gazetarja: Ligjërisht, ku bazohet ky veprimi i policisë që ky zotëria ka një prokurë, që ia ka dhënë tjetrit dhe ata ia marrin këtij patentën?
Punonjësja e policisë: Në fillim polici ta vendoste këtë zero gjobën edhe oi kalonte direkt për shqyrtim komisionit, kurse tani merret një masë direkte në vend. edhe do shqyrtohet kjo masë që është marrë ndaj djalit, ndaj zotërisë. Arbri do të njoftohet në telefon sepse ka lënë numër te drejtoria.
Ndonëse nuk morëm një shpjegim ligjor për absurdin e këtij vendimi na u kërkua të presim disa ditë deri ne marrjen e një vendimi përfundimtar.
Pasi televizioni RTV ORA ndoqi problematiken e qytetarit jemi njoftuar se kjo çështje u zgjidh dhe pronarit të mjetit iu rikthye patenta e bllokuar.

