Nishani: Më 11 dhjetor do vijnë shumë deputetë, Kola: Foltorja e Berishës ka frymë fashiste
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, ish-presidenti Bujar Nishani u shpreh se në 11 dhjetor krah Berishës do të shihni shumë deputetë që nuk janë shprehur deri më tani.
Ndërkohë, ai u kundërshtua nga analisti Vehap Kola i cili tha se Foltorja ka kthyer Sali Berishën nuk është krijuar një frymë me anë të Foltores, është një frymë fashiste, ku njerëzit shajnë e linçojnë.
Nishani: Në 11 dhjetor krah Berishës do të shihni shumë deputetë që nuk janë shprehur deri më tani.
Kola: Foltorja ka kthyer Sali Berishën. Janë disa njerëz që kanë pritur kthimin e Berishës. Nuk është krijuar një frymë me anë të Foltores, është një frymë fashiste, ku njerëzit shajnë e linçojnë. Flisni për pengje. Ju në foltore prodhoni një ligjërim që nxit urrejtje dhe mund të përshkallëzojë deri në dhunë. Kështu sulmoni dinjitetin e njerëzve.
Nishani: Si mund t'i thoni fashiste njerëzve që shprehin vullnetin për të shkuar në foltore? Ata shkojnë për të shprehur argumentet e tyre dhe janë poshtëruar dhe janë dhunuar.
Kola: Ajo nuk është frymë , por rikthimi i Berishës. Fryma do të shihet nga rezultatet.

