Osmani pret në takim Presidentin Meta, në fokus të diskutimit thellimi i bashkëpunimin Kosovë-Shqipëri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Nëntor 2021, 20:36
Presidenti i vendit, Ilir Meta ditën e sotme është pritur në një takim nga homologia e tij, Vjosa Osmani.
Të dy Presidentët ndanë urimet më të përzemërta për festën e 28 Nëntorit.
Postimi i Osmanit
"Sot prita në takim Presidentin e Shqipërisë, z.Ilir Meta, të cilit, meqë jemi në prag të 28 nëntorit, i përcolla urimet për të gjithë qytetarët e Shqipërisë për festën kombëtare.
Diskutuam për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit si dhe zhvillimet në rajonin tonë e përtej. E falenderova për përkrahjen e tij të vazhdueshme ndaj Kosovës.