Dhuna ndaj grave, Todhri: Shteti të ndërhyjë në mënyrë të menjëhershme, Kapllanaj: Ja faktorët që ndikojnë

25 Nëntori shënon Ditën Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave.

Për të folur për fenomenin i cili vitet e fundit është kthyer shqetësim për shoqërinë, në Ora News me gazetaren Matilda Mcini kanë qenë të ftuar punonjësja sociale Sabina Belshaku, pedagogia Migena Kapllanaj dhe pedagogia Fiona Todhri.

Kjo e fundit është shprehur se dhuna është kthyer në një sfidë për vendin tonë, ndërsa sipas saj shtetit duhet të ndërhyjë në mënyrë të menjëhershme.

Fiona Todhri: Dhuna është një sfidë në vendin tonë por edhe në vendet e industrializuara, dhuna ndaj grave mbetet. mendoj se kërkon më tepër një përfshirje të  gjithë shoqërisë të të gjitha instancave, domethënë këtë luftë e kemi të gjithë. Shteti duhet të bëjë ndërhyrje të menjëhershme. Nëse nuk bëhet forcimi i strukturës, forcimi i familjes, forcimi i komunitetit dhe shumë elementëve të tjerë, atëherë ne do vazhdojmë të jemi në këto shifra.

Belshaku është shprehur se në shtimin e rasteve të dhunës në vendin tonë ndikojnë një sërë faktorësh, ndërsa shton se duhet të punojmë të gjithë së bashku për ta reduktuar këtë fenomen.

Sabina Belshaku: Ndikimi i shtimit të rasteve të dhunës në kohët e fundit mendoj se është multifaktorial, duhet parë në nivelet e gjendjes ekonomike, pamundësitë ekonomike, në shtimin e rasteve të divorcit. Ndikojnë shumë faktorë. Unë jam në një spektër tjetër. Se sa ne si shoqëri, krijojnë falsitete për familjet shqiptare. Ne shohim se familja sot është shumë e flustruar. Në Shqipëri mbetet problem edhe lëvizjet demografike të cilat vazhdojnë të jenë shumë të mëdha. kemi përplasje kulturash. Theksin e vë tek familja. Duhet të punojmë së bashku për të vepruar.

Për Kapllanajn disa nga faktorët që ndikojnë tek dhuna janë steriotipet gjinore,  mënyra se si i ndajmë rolet në familje si dhe përceptimi që ne kemi për detyra që duhet të kenë burrat dhe gratë në shoqëri

Migena Kapllanaj: Dhuna është një multifaktoriale, ka shumë faktorë që ndikojnë tek dhuna. Streiotipet gjinore dhe mënyra se si i ndajmë rolet në familje, perceptimi që ne kemi për detyra që duhet të kenë burrat dhe gratë në shoqëri, janë faktorë me shumë rëndësi. Janë prezente në të gjithë nivelet e shoqërisë, në të gjithë sferat publike dhe private të organizimi shoqëror, qoftë në marrëdhëniet familjare, qoftë në politikë. Ky është një problem shumë i rëndësishëm që nuk mund të trajtohet në mënyrë të sipërfaqshme, kërkon një përfshirje të gjithë aktorëve të shoqërisë. Që nga edukimi që në fazat e hershme, që nga skualifikimi i prefesiontistëve që ofrojnë shërbime. Edhe komunizimi mund të jetë një nga faktorët. Shoqëria jonë ka tipare kolektiviste dhe jo individualiste.