Nesturi: PD ka humbur shumë kohë, Berisha ka qenë këshilltar i Bashës në vendime
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, analisti Plator Nesturi u shpreh se ka pasur një periudhë ku PD humbi kohë dhe procedura.
Ai shtoi se Vetë Berisha ka qenë këshilltarë i gjithçkaje që ka bërë Basha këto kohë dhe nuk është se ka bërë një reflektim për një gjë të tillë.
Nesturi: Kemi pasur një periudhë ku PD humbi kohë dhe procedura. PD në krizë prej kohësh. Humbja e zgjedhjeve pasojë e gjithë problematikave në PD. Vetë Berisha ka qenë këshilltarë i gjithçkaje që ka bërë Basha këto kohë. Është një element që nuk mund të harrohet.
Nëse do të kishim një reflektim të Berishës, po, por tani nuk mund të jetë Berisha i vetëm. Foltorja është një përzierje e grupimeve që kundërshtojnë njëri-tjetrin. Foltorja ka bërë problem Bashën si element i lidhur me Ramën dhe në shërbim të tij.
