Gjanica naftë e vaj, lumi në mes të Fierit merr ngjyrë të zezë, qytetarët: Alarmante
Lumi i Gjanicës në Fier vijon të ndotet. Të enjten atje ndotja ka kapur nivelet alarmante, ndërsa bashkia qartazi ka dështuar në pastrimin e lumit që kalon mes përmes qytetit.
Gjanica në Fier ka marrë ngjyrën e zezë këtë të enjte.
Niveli i ndotjes është bërë alarmant, ndërsa pamjet tregojnë situatën e rëndë atje.
Lumi i ndotur që kalon mes për mes qytetit, është panorama më e keqe në prag të festave.
Qytetarët ankohen për nivelin e ndotjes.
"Duket se sa mirë është."
"Ata që e bënë duhet ta kishin menduar."
"Ne vuajmë nga mushkëritë, është problem i madh. Është i ndotur nga vajrat, nafta, nga puset e Ballshit."
I kujtojnë Armando Subashit filtrimin e ujit të lumit.
"Duhet impianti i filtrimit, i ujërave të zeza që mos kalojnë në mes të qytetit."
"Ka shumë vite që për Fierin dhe popullin e Fierit kjo është kancer i gjallë. Shumë herë kanë premtuar do bëjmë kaq filtra, por sot e kanë treguar që nuk ka asnjë ndryshim dhe nuk shpresojmë se do rregullohet."
Ndotja e Gjanicës është kthyer në shqetësimin kryesor të qytetarëve ne Fier, ndërsa bashkia e drejtuar nga Armando Subashi ka dështuar në pastrimin e tij.



