Berisha: Kuvendi ka të drejtë të shkarkojë Bashën, po i refuzohet firmosja e formularëve që ka shpërndarë
Ish-Kryeministri Sali Berisha është shprehur se Kuvendi i Kombëtar i 18 Dhjetorit është anti-kuvend, ndërsa ka shtuar Krydemokratit Lulzim Bashës për i refuzohet firmosja e formularit që ka shpërndarë.
Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Berisha është shprehur se Kuvendi ka të drejtë ta shkarkojë Kryedemokratin nga posti.
Pjesë nga Intevista:
Zëri i Amerikës: Zoti Berisha, jemi përballë këtij realiteti, ju do mblidhni një Kuvend më 11 dhjetor. Zoti Basha në 18 dhjetor. Si ju do arrini të impononi vendimet që do merrni?
Z. Sali Berisha: Ai është një anti-Kuvend. Atë nuk e bëri Ramiz Alia në vitin 1990. Është një nga aktet më të turpshme në historinë e një vendi. Mund të garantoj që Lulzim Bashës masivisht po i refuzojnë firmosjen e një formulari që ka shpërndarë, i cili të rikujton sistemin e patronazhistëve të Edi Ramës.
Zëri i Amerikës: Po atëherë kjo do të shkojë në çështje gjyqësore, si do ndahet?
Z. Sali Berisha: Jo nuk do të shkojë në çështje gjyqësore. Kuvendi ka të drejtë të shkarkojë.

