“Lufthansa Group” sfidon pandeminë, Shqipëria vendi i pare në rajon për fluturimet e programuara
Pavarësisht pandemisë, grupi gjerman Lufthansa ka transportuar 303,721 pasagjerë nga dhe për në Rinas nga marsi 2020 deri në tetor 2021. Këto shifra tregojnë se grupi Lufthansa ka qenë aktiv para por edhe menjëherë pas heqjes së masave të izolimit për të ofruar shërbime cilësore dhe për të lidhur Tiranën me qendrat kryesore në Evropë.
Grupi Lufthansa ka transportuar 303,721 pasagjerë drejt dhe nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nga marsi 2020 deri në tetor 2021, duke bërë që Shqipëria të jetë vendi i parë në rajon për fluturimet e programuara edhe gjatë pandemisë.
Peter Pullem, drejtor i Shitjeve i Grupit Lufthansa në Evropën Lindore e cilësoi këtë rezultat si partneritet të mirë gjatë kohërave sfiduese.
“Kjo është arsyeja pse ne e quajtëm “partnerët më të mirë gjatë kohërave më sfiduese”; sepse kërkon durim dhe vizion për të bashkëpunuar në kohë krizash dhe ky është rasti i TIA dhe Lufthansa Group. Kemi siguruar lidhjet me aeroportet kryesore në Frankfurt, Mynih, Vjenë dhe Zyrih, duke ofruar kështu lidhje të mëtejshme virtualisht me të gjithë botën.”
Zëvendës ambasadori gjerman në Tiranë, Janis Von Oy, vlerësoi bashkëpunimin mes kompanisë Lufthansa dhe aeroportit të Rinasit.
Emri i Lufthansa ka qenë gjithmonë një garanci për cilësinë dhe besueshmërinë dhe kështu do të mbetet duke ofruar lidhje të mëtejshme virtualisht me të gjithë botën.
Arritjet e përbashkëta, krahas këtyre kohëve sfiduese do të vazhdojnë edhe më tej, për krijimin e mundësive që pasagjerët të fluturojnë më shumë dhe më të sigurt.
