Berisha citon sondazhin e Noto-s & RTV Ora: Vetëm 7.5% e PD-së me Bashën, deri në 18 do ketë 0.05%
Nga Kuçova ku po mban Foltoren e radhës, ish-kryeministri Sali Berisha citoi sondazhin e Noto-s & RTV Ora lidhur me situatën brenda PD-së.
Berisha, duke iu referuar shifrave të sondazhit tha se ai mbështetej nga demokratët në masën 66.5%, ndërsa Basha vetëm 24.9%.
Ai shtoi se tek anëtarësia ndihen më afër Bashën vetëm 7.5% e demokratëve dhe deri më datë 18 do të mbeten 0.05% aq sa duhet për anëtarë të një shoqate.
Berisha: Dua të citoj një studim nga instituti që është provuar më i sakti ndër vite për sondazhet. Dua të lexoj një tabelë. Janë pyetur shqiptarët, se me cilin më afër, me Berishën apo me Bashën. Votuesit socialistë janë shprehur 14% më afër me Berishën, ndërsa ata demokratë 66.5% ndihen më afër Sali Berishën.
Me peng-Bashën 30% e socialistëve ndihet afër me të, por 24.9% demokratë ndihen më afër me Bashën. Pra më shumë socialistë sesa demokratë. Ndërsa në anëtarësinë e PD-së peng-Bashën, ndihen afër me të vetëm 7.5% e demokratëve. Deri më datë 18 do të mbeten 0.05% aq sa duhet për anëtarë të një shoqate.

