Berisha: Rama është shndërruar në vasal të projekteve të Beogradit, peng-Basha hesht
Nga Kuçova ku po mban Foltoren e radhës, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se opozita ka kaluar nga disfata në disfatë në këto 8 vite.
Sipas tij, Rama është shndërruar në një vasal të Beogradit me nismën e Ballkanit të Hapur, ndërsa shtoi se Basha nuk ka folur një fjalë për këtë gjë se është peng.
Berisha: Çfarë bëri opozita përballë gjithë kësaj qeverie? Ajo kaloi nga disfata në disfatë, e tërhequr nga qeveria. Këto 8 vite ishin vite të rënda për shqiptarët, sepse interesi i tyre kombëtar i nëpërkëmb dhe u dorëzua në Beograd, njëlloj si në vitet ’46 kur Hoxha punoi për ta shndërruar Shqipërinë në republikë të 7 të Jugosllavisë, ashtu edhe Edi Rama po përpiqet që ta shndërrojë vendin një vasale të Serbisë.
Evropa krijoi nismën e Berlinit që vendet e Ballkanit të afrohen me BE-në. Por Rama si vasal u mor vetëm me projektet e Beogradit, duke nisur me ndryshimin e kufijve të Kosovës, kundër nismës së BE-së. U mor nisma e minishengenit në një aleancë të rrezikshme që u fryn ndasive në rajon. Ndërkohë që këto ndodhin peng-Basha nuk shqipton një fjalë, sepse është i marrë peng.
