Beglerë pa brekë!

"Në Shqipëri lufta ka qenë gjithmonë (dhe është dhe sot, shën im.)në mes mendësisë së sundimit feud dhe plebejvë xhahil të feudit-shtet dhe iluminizmit mini-minorancë qytetëruese në anën tjetër. Pra luftë e pabarabartë mes paditurisë dhe përparimit, luftë në mes injorancës dhe progresit e të dijes" shkruante Konica.

Në një status te prof. Perparim Kabo's sot, me titull, "Llumi që paguan Llumin" në shoqërinë llum prej llumit në krye të politikës, shtetit, kulturës, artit, medias... F.H shkruan: "Edhe Faik Konica ishte Bej." pasi prof Kabo, përmend psiqikën e nënshtrimit të shoqërisë në mentalitetin e plebejve karshi bejlerëve, agallarëve, bajraktarëvë, si shoqeri primitive pa vetdije dhe integritet individual, por turma urra burrash, të një primitivizmi poturesh Haxhiqamiliste, që ashtu si pardje, të vritnin për beun, again, bajraktarin, pse dikush thonte ose vepronte ndryshe nga këta, dje për sekretarin e parë, sot për kryetarin e radhës.

Por le të kthehemi tek mendjendrituri oksidental Konica.

Konica nuk e pranoi kurrë titullin bej. Ai u pagëzua katolik në Boston. La me amanet qe në funeralin e tij, te luhej muzika e Vagner me të cilin ai e adhuronte, me Der Ring de Nibelungen, Ryde of Valkyres, Faust Overture etc.
Kur i kthyen eshtrat ne Tiranë në 1995, në qeveri ishte Partia Demokratike dhe Sali Berisha President. Në ceremoninë e rivarrimit tek Kodrat e Liqenit, i vunë një hoxhë ti këndonte syret me pëllama Allahu Ykber! As amanetin nuk ja mbajtën. E tashmë disa herë, i kanë prishur zhgarravitur bustin e varrin.

Faik Konica e la me amanet që ti ktheheshin eshtrat ne Shqipëri. Ja si i drejtohej në një letër Lamçes së vogël (Sefulla Malishovës) dhe Fanolit: “Ndërroj jetë me mejtimin se ju jeni njerëzit që më keni kuptuar më qartë në këtë dhe.

Nuk do të më tretë dheu, nëse ti imzot Noli dhe ti Lamja im i vogël dhe gjithë ata që e quajnë veten shqiptarë nuk do ta çojnë kufomën time të tretet në tokën mëmë. Kam lënë menjanë edhe harxhimet e rrugës për trupin pa jetë dhe shumën për dy metra vend në Shqipëri” Askush nuk ka sarkamatizmuar dhe është tallur me bejlerët dhe poturet e bejlerëve të shërbëtorëve te Portes se Larte me shume se Faik Konica.

Konica ishte një oksidental qe; kur ishte ne takime ne sallonet e Londrës. Parisit, Vienës i bënte të skuqeshin trashëgimtarët me breza te aristokracisë Evropiane, me dijen, kulturën, sjelljen dhe charmin e tij, sa gratë e aristokracisë Evropiane inamoroheshin mbas Konicës duke harruar burrat e tyre.

Ja çka shkruante Konica, për HALLDUPËT BEJLERË, shërbëtorë dhe spiunë te Portës së Lartë! "Armiqtë e kombit shqiptar " zunë si e si ta prishin këtë nisje përparimi të gjuhës kombëtare. 

Beglerë pa brekë dje a njëditëzaj e të vajtur në Stamboll për të hyrë si spiunë; fshatarë të trashë e të paditur, që kujtojnë se u bënë njerëz e u holluan nga mendja pse mësuan dy fjalë turqisht edhe një pantallonë në vend të kalcave, shqiptarët e Bukureshtit, shërbëtorë besnikë te Popjedonezefit; të gjithë këta mendje-palarët u lidhën bashkë e u munduan kot! - për të prishur rrënjën e letërsisë shqipe".