Predikuesit e moralit si imoralitet turmash

Morali i shoqërive të shëndosha është lufta e të mirës kundër fuqisë së keqes në mbrojtje te lirisë së individit.
Shpesh në emër të moralit absurd të imoralitetit kolektiv, mbytet liria individit nga turmat primitive në emër të një ideologjie, feje, apo nacionalizmi folklorik.

Kjo ndodh në shoqëritë që sundohen kulturalisht, politikisht, fetarisht nga provincialiteti fshataro-kolektiv i bashkësive të pervesiteteve më të llahtarrshme kundër lirisë së individit.

Këta turma hijenash “morali”, janë bllokuesit më barbar të zhvillimit civilizues dhe shtetit të së drejtës të drejtuar nga demagogë oborresh foltoro-partiak, për të justifikuar sundimin kriminal me turma hitserie kolektive, si barbari e injorancës kolektive, si nënshtrim inferioriteti kolektiv, duke ngritur nështrimin nëpërmjet manipulimit me genjeshtra dhe demagogji në shërbim të klaneve politiko-mafioze si sistem vlerash të një degradimi shoqëror.

Historia shqiptare si turma idolartrie kolektive tregon gjëndjen e rëndë të mungesës civilizimit dhe integritetit të një shoqërie në zgrip.