Veliaj, bëhu kryetar bashkie, mos hidh baltë mbi medien

Fyese dhe për të ardhur keq zhargoni i fjalorit të përdorur nga një zyrtar publik, i votuar dhe Ii paguar nga qytetarët shqiptarë.

Z.Veliaj edhe unë jam gazetare e Ora News, media e cila lufton, kërkon dhe hulumton përgjigje dhe sqarim për të gjitha problematikat e denoncuara nga qytetarët, qytetarë që pas përplasjes së derës së bashkisë në fytyrë , dritën jeshile e shohin tek media.

Kjo e fundit ka detyrim profesional ashtu dhe siç juve keni detyrim ligjor adresimin dhe dhënien e zgjidhjes për të gjitha këto halle që t’i i fshihesh dhe refuzon të përgjigjesh. Gazetaria nuk është propagandë, ashtu siç ju jeni mësuar në rrjetet sociale.

Gazetaria, Z.Veliaj janë këto pyetje që ju i shmangeni duke hedhur baltë mbi median.

Përgjigjet nuk i’u kanë mbaruar, por ndoshta nuk po gjeni dot mënyrën sesi të kamufloni padrejtësitë dhe mbrojtjen e njerëzve të tu të afërt duke hedhur tutje interesat e masës e duke i lënë në rrugë.

Kolegu im Z. Velaj dhe Presidenti i Televizionit Z. Ndroqi si duket të trazojnë emocionet dhe te bëjnë agresiv por nuk është aspak etike dhe normale që pamundësinë e të reaguarit me punë publike për qytetarët ti kthesh në personale.

Nuk të kemi faj as unë, as kolegu im, as Z. Ndroqi dhe as Ora News për çdo gjë që tenton të bësh apo fshehësh.

Kështu që bëhu kryetar bashkie, ashtu siç dhe ke postin dhe lidh ura komunikimi me median duke iu përgjigjur pyetjeve.

Nuk është turp të punosh në një media e cila kurrë nuk bën presion për anshmëri politike, turp Z. Veliaj është të shfaqësh arrogance dhe sjellje jo të hijshme ashtu sikurse bëtë ju.