A mundet sot dikush të më thotë sa i sigurt jam në ballkonin e shtëpisë sime?

Pak metra larg shtëpisë sime, në këtë lokal buzë rruge e pi zakonisht kafenë.

Pak metra nga ky vend, në një atentat mafioz u vranë dy të rinj me një breshëri automatiku.

Zona është e mbipopulluar; me pallete buzë rruge, me lokale, restorante, markete, furra të bukës e pastiçeri.
A ka një zyrtar sot, të paktën një, një i vetëm të më thotë mua dhe gjithë kësaj lagjje, gjithë qytetarëve të thjeshtë të këtij vendi se sa siguri kemi për jetët tona.

A mundet sot dikush të më thotë sa i sigurt jam në ballkonin e shtëpisë sime?

A mund të më japë dikush siguri se jeta ime nuk është në rrezik teksa unë po pi kafe në lokalin e lagjes?

A ka kush guxim ta sigurojë atë prind, që fëmija i tij është i sigurt kur del të blejë bukën te furra poshtë pallatit?

A mundet dikush të na japë siguri për jetët tona dreqi e mori?